Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

VIDEO / Trazira në burgjet greke, të burgosurit shqiptarë në grevë

19:04 / April 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Burgu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të burgosurit në burgun e Patras në Greqi kanë hyrë në grevë prej 3 ditësh në shenjë revolte kundër kushteve në të cilat po qëndrojnë.

Në këtë burg vuajnë dënimin 620 të burgosur të disa shtetësive, të cilët janë të dënuar për vepra të ndryshme penale, por siç thonë vetë ata, kapaciteti i këtij institucioni të vuajtjes së dënimit është 420 vetë.

Në burgun e Patras vuajnë dënimin edhe shumë të burgosur shqiptarë, të cilët kanë denoncuar në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al situatën në të cilën ndodhen.

Ata thonë se për shkak të gjendjes së pandemisë nga koronavirusi COVID-19, qeveria greke nxorri urdhër për një kategori të dënuarish që të lirohen nga burgu. Mirëpo, të burgosurit e këtij burgu në Greqi ankohen se nuk është zbatuar ky urdhër.

Ne biseduam me disa prej të dënuarve shqiptarë në burgun e Patras, të cilët thanë se janë në grevë prej disa ditësh dhe kanë bërë një peticion me firmat e të gjithë të dënuarve të burgut.

Këtë peticion, thanë ata, ja dërguan drejtorit të burgut, ku kërkojnë që të zbatohet urdhri i qeverisë greke për t’u liruar ata të dënuar që përfshihen në kategoritë e përcaktuara për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Në videon shihen qartë kushtet brenda burgut të Patras, ku të burgosurit në shenjë revolte kanë refuzuar ushqimin. Ata thonë se burgu është i mbipopulluar dhe kushtet higjieno-sanitare lënë për të dëshiruar.

“Këtu jo koronavirusi, por edhe kolera do na zërë”, thotë njëri prej shqiptarëve që vuan dënimin në burgun e Patras në Greqi.

Madje, sipas tyre, në këtë burg po qëndrojnë edhe persona që kanë probleme shëndetësore.

Të burgosurit shqiptarë bëjnë apel për përmirësimin e masave higjienike, dhe që autoritetet greke të zbatojnë urdhrin për të liruar të dënuarit që u kanë mbetur pak vite burgim, sikurse përcaktohet në udhëzimin e qeverisë greke.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.