Që nga viti i kaluar është përfolur gjatë në media për një krisje në martesën e çiftit të njohur, Bes Kallakut me Xhensila Myrtezajt.
Asokohe thuhej se burime pranë çiftit kishin bërë me dije se dyshja po kalonte një krizë të fortë dhe kishte gjasa që Krishtlindjet dhe nata e ndërrimit të viteve, t’i gjente larg njëri-tjetrit.
Kjo për faktin se pas mosmarrëveshjeve, Xhensila flitej se ishte larguar nga shtëpia, bashkë me vajzën e tyre.
Ka qenë Besi ai që ka folur vetë sot rreth këtyre fjalëve që qarkulluan një vit më parë, gjatë një interviste për programin “Natën me Aulonën”.
