Një ditë pasi deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri publikoi pamje nga atentati ndaj Arjan Ndoja nëntoritn e shkuar, ka reaguar edhe babai i shoferit të prokurorit, viktima e asaj ngjarje.
Genci Maloku bën thirrje që të hetohet pse iu vra djali, ndryshe “do e marr vetë gjakun e tim biri”.
“Im bir 2 muaj pune si shofer i prokurorit Ndoj. Prokuroria ka videot e ngjarjes dhe nuk arreston atentatorin tjetër. Prokuroria te veproje ndryshe do e marr vete gjakun e tim biri.”, tha Genc Maloku.
Babai i Andit, tregoi se kishte takuar deputetin e opozitës Halit Valteri dhe i kishte treguar kamerat e sigurisë.
“Unë kam videot dhe i kërkova ndihme deputetit Valteri qe te ngrejë zërin. Videot i kam siguruar privatisht, SPAK te veproje”,- pohoi ai.
