Këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punën e bërë me Unazën e Re të Beratit, ku thotë se është rritur frymëmarrja e qytetit. Në shoqërinë e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe të kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo, i cili edhe ka shpjeguar parametrat e investimit.
“E gjithë zona është urbanizuar, ka krijuar edhe një aks tjetër ku njerëzit bëjnë ecjen e pasdites. Aksi është rreth 4 kilometra, banorët e përdorin si rrugë kryesore. Vetë peizazhi që rruga ofron krijon atmosferë pozitive edhe të asaj penales që ne kemi në qendër të qytetit. Rruga është 4 km, me korsi biçikletash, me trotuare”,-tha Demo.
Rama: Fantastike.
Demo: Kalaja është përballë për të parë pamjen madhështore, në krahun tjetër është mali i Tomori.
Programi po shtrihet në shumë qytete të vendit, si në Durrës, Peshkopi, Elbasan, Korçë, Vlorë, Orikum e Shëngjin, ku punohet për rigjenerimin e banesave me sistemet kapot, termoizolimin, hidroizolimin e tarracave, heqjen nga tarracat dhe qendërzimin e depozitave të ujit, masa që ulin deri në 30% konsumit e energjisë dhe lehtësojnë ngarkesën në rrjet.
