Një 37-vjeçar në Torino është kthyer në hero, teksa ka qëlluar në vendin dhe kohën e duhur, për të pritur në krahët e tij, një vajzë 5 vjeçare që ka rënë nga kati i 5-të i një pallati.
Mattia Aguzzi po kalonte në rrugë me të dashurën e tij në rrugën Nizza 389, në periferi të Torinos, kur pa vogëlushen që u shkëput nga parmaku i ballkonit.