Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Vranë babain dhe fshehën krimin, çfarë i tradhtoi dy vëllezërit dhe motrën në Durrës

19:22 / February 23, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 02 23 181622 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krimi i rëndë i ndodhur në Durrës ka marrë një tjetër dinamikë, pasi policia bëri me dije se nuk ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta ajo e cila vrau babin, por ishte djali i madh i familjes, Hysen meta 24-vjeç, ndërkohë që është arrestuar edhe djali i vogël Amarildo Meta 22-vjeç.

Edhe pse ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër fillimisht krimin, rezultoi se ajo dhe vëllai i saj Amarildo meta ndihmuan Hysenin që të fshihnin provat e krimit, pasi ky i fundit kishte vrarë babain në dhomë.

Si e zbuloi policia ngjarjen

Ishte vetë 25-vjeçari Hysen Meta i cili kishte denoncuar në polici zhdukjen e babait, çka bëri që uniformat blu të nisnin hetimet. Por pas disa kërkimeve, policia thelloi më tej hetimin, duke dyshuar për një krim në familje, duke futur menjëherë në rrethin e të dyshuarve të gjithë familjarët e viktimës Pëllumb Meta.

Çfarë i tradhtoi anëtarët e familjes Meta pas krimit

Hysen Meta pas krimit ka lëvizur nga banesa makinën e të atit dhe e ka çuar në Sektorit Rinia në Durrës, shkoi në polici dhe e denoncoi të zhdukur të atin e tij.

Pas këqyrjes së kamerave policia u bind se nuk kishte të bënte më me zhdukje, por me një krim.

Roli i familjarëve të tjerë

Edhe pse fillimisht 19-vjeçarja Hygerta Meta mori përsipër krimin duke deklaruar se ishte ajo që qëlloi mbi babin, madje me gjakftohtësi deklaroi para uniformave blu se ishte e lumtur që e kishte kryer ajo krimin, më vonë rezultoi se ajo kishte qenë vetëm bashkëpunëtore.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, deklaroi vajza.

Por pas hetimeve të policisë rezultoi se ajo dhe djali tjetër i familjes Amarildo Meta kishin ndihmuar autorin e krimit që të prishin provat e vrasjes.

Ndërkohë që po hetohet në gjendje të lirë edhe gruaja e viktimës Blerta Meta, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni të ngjarjes por e ka mbajtur të fshehtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.