Publikohen pamjet nga atentati i ndodhur një natë më parë në Vlorë, ku u ekzekutua me kallashnikov 41-vjeçari Laert Keka.
Në video shihet qartë momenti kur disa persona vrapojnë.
Fillimisht në drejtim të viktimës është goditur kur ai ka qenë në lëvizje me motor dhe më pas ai ka lënë motorin duke ecur në këmbë ku ka nxjerr armën dhe është kundërpërgjigjur. Nga makina është goditur me breshëri kallashnikovi disa herë, edhe pse ai po largohej. Në fund qitësi ka dalë jashtë ‘Audi A6’ dhe është siguruar që e ka ekzekutuar.
Mbi 30 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit Kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41-vjeçarin në trup, këmbë dhe kokë. Laert Keka ka ndërruar jetë në momentin kur qitësi ka dalë nga makina dhe e ka goditur për herën e fundit, dyshohet në kokë.
