Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Vrasja e avokatit të Shullazit, çfarë panë hetuesit nga kamerat e rrugëve

16:46 / March 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Raviku 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit, duket se do të këtë mjaft vështirësi në zbardhjen e saj, duke ndjekur fatin e disa prej ngjarjeve të renda të ndodhura në këtë qytet prej vitesh.

Grupi hetimor nuk ka ende një autor të dyshuar që shkrepi dy plumba në drejtim të 50-vjeçarit nga një pistoletë më silenciator. Identifikimi i tij është mjaft i vështire për shkak se atentatori ka qenë i maskuar dhe në vendin e krimit nuk ka lënë asnjë provë. Më pas ai u largua me shpejtësi ku pak metra më tutje e priste një tjetër person me makinë. Oficeret këqyren disa kamera sigurie ku kaloi mjeti, por nuk u përfitua asnjë element i vlefshëm, pasi kanë qenë të dy të maskuar.

Autoret janë kujdesuar që edhe në makinën me të cilën u larguan nga vendngjarje mos të lënë gjurmë. Mjetin e dogjën në fshatin Bradashesh dhe nga këqyrja paraprake e tij nuk u gjet asnjë provë. Dhjetëra persona u pyeten ne polici, por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit për të zbardhur atentatin.

Vrasësi sipas hetuesve është me pagesë nga mënyra e realizimit të atentatit.  Ekzekutimi i Gurrës sipas grupit hetimor ka lidhje direkte me detyrën e tij si avokat. Prej vitesh ai ka qenë mbrojtës në disa çështje mjaft të njohura si procesi që u zhvillua në Gjykatën e Lartë për “Hakmarrjen për Drejtësi”, avokat i Emiljano Shullazit, apo edhe fisit Çapja në Elbasan. Pikërisht në aktivitetin profesional të 50-vjeçarit është fokusuar puna hetimore dhe kryesisht në përplasjeve mes grupeve kriminale ne Elbasan.

Gurra ka përfaqësuar thuajse në të gjitha proceset gjyqësore pjesëtarë të familjes Çapja, pjesëtarë të të cilës janë përfshire në ngjarje të ndryshme në këtë qytet.  Hetimi i kësaj vrasje po drejtohet nga prokurori i Krimeve të Rënda Behar Dibra, i cili ka nën hetim edhe disa ngjarje të renda të ndodhura në Elbasan gjatë viteve të fundit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

22:40 / July 7, 2026

“Operacioni ‘Basti i Fundit’, AMP godet aktivitetin e dyshuar të basteve sportive pranë Fushë-Krujës, sekuestrohen pajisje elektronike

15:33 / July 7, 2026

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.