Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Zjarr i madh në Fakultetin e Bujqësisë. Evakuohen studentët dhe stafi, rrezik nga substancat kimike

16:23 / June 4, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia është vënë në alarm nga një zjarr i fuqishëm që ka përfshirë Fakultetin e Agronomisë në Universitetin e Tuscia-s në Viterbo. Flakët kanë nisur nga sistemi fotovoltaik që ndodhet në çatinë e ndërtesës C, ku po kryheshin punime për vendosjen e një shtrese hidroizoluese.

Zjarri u përhap më pas edhe në laboratorin poshtë, një hapësirë prej 150 me 50 metra. 4 skuadra zjarrfikësish po punojnë intensivisht për fikjen e zjarrit. Për shkak të tymit të dendur, është evakuuar edhe një hotel pranë ndërtesës për sigurinë e banorëve dhe të stafit, raportohet Corrire Della Sera.

Laboratori është ai i kimi-se dhe gjenetikës, ku ruheshin substanca shumë të ndezshme, si 500 litra etanol dhe bombola me protoksid azoti, gjë që ka rritur rrezikun dhe vështirësuar ndërhyrjen.

Policia lokale ka bllokuar rrugët e aksesit në zonë. Ministri i Mjedisit dhe Sigurisë Energjitike, Gilberto Pichetto, në një postim në Facebook u shpreh i trishtuar për ngjarjen dhe siguroi komunitetin akademik, studentët dhe qytetarët se qeveria do të qëndrojë pranë tyre gjatë procesit të rimëkëmbjes, duke theksuar rëndësinë e arsimit për të ardhmen mjedisore të vendit.

123658543 d55334e6 29a6 4a8a b8e9 99168d20a963
1 15
Screenshot 2025 06 04 162149

Itali Viterbo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026

Britania shqyrton mundësinë e rikthimit në BE

12:27 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.