Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

VIDEO/ Zvicra mundet nga penalltitë, Spanja gjysmëfinalistja e parë

20:52 / July 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spanje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spanjë në gjysmëfinale të EURO 2020, pasi barazoi 1-1 në 120 minuta me Zvicrën dhe nga penalltitë ia doli me rezultatin 3-1.

KOHA E RREGULLT – Spanja e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e tetë pas një goditjeje të Jordi Alba që u devijua nga Zakaria. Festë dhe më pas gjumë, pasi skuadra e Luis Enrique veç kontrollit të topit nuk u shfaq e rrezikshme për të shënuar golin që do të godiste rëndë Zvicrën.

45 minutat e para u mbyllën me Spanjën në epërsi, ndërsa në të dytën Zakaria i trembi me një goditje më kokë që përfundoi ngjitur me shtyllën pingule. Më pas Unai Simeon ndali Zuber, kurse ndaj Xherdan Shaqirit në minutën e 68-të u dorëzua.

1-1 dhe Zvicra pas minutës së 77-të u detyrua të luante me një lojtar më pak, pasi Freuler u ndëshkua me karton të kuq. Spanja nuk e shfrytëzoi dot këtë gjë në 90 minutat e kohës së rregullt, që u mbyllën në barazim 1-1.

SHTESAT DHE PENALLTITË – Spanja nuk kishte rrugë tjetër, veçse të sulmonte dhe të realizonte golin e fitores dhe të kualifikimit. Në minutën e tretë të shtesës së parë Moreno humbi një rast flagrant. I njëjti lojtar iu afrua golit edhe më pas, me një devijim që i bëri topit.

Somer ishte fenomenal në minutën e 101-të, kur ia mohoi golin sërish sulmuesit të Villareal. Portieri i Zvicrës ishte në formë të shkëlqyer dhe ia doli ta mbante portën të paprekur deri në minutën e 120-të. 8 pritje kundër Spanjës, si asnjë tjetër në EURO 2020.

Koha e penalltive më pas dhe Sergio Busquets e nis me një shtyllë, edhe pse Somer kishte shkuar në krahun tjetër. Gavranovic i Zvicrës nuk fali më pas, sikurse bëri edhe Dani Olmo për Spanjën. Schar bëri një goditje të dobët dhe Unai Simon e ndali, duke vendosur baraspeshën e përkohshme.

Somer e mori sërish skenën, teksa ndali Rodri të Spanjës. Unai Simon “kopjon” dhe pret gjuajtjen e Akanji, duke e bërë gjithçka edhe më emocionuese. Moreno, i cili humbi disa raste gjatë lojës, nuk fali me penallti. Vargas goditi jashtë dhe i dha mundësinë Spanjës, që me golin e Oyarzabal u kualfikua në gjysmëfinale të EURO 2020.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.