Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Olta Gixhari ka sqaruar videon e bërë virale në rrjete sociale ku e pyesin nëse është e kënaqur. E ftuar në “Më Lër të Flas”, ajo shpjegoi situatën ndërsa në emision u shfaq një video e pa publikuar më parë.
Olta: Janë keqkuptuar shumë, jam e bindur që vajzat dhe gratë që po na shikojnë e kanë kuptuar se për çfarë po flasim, unë thjesht bëra një botox në ballë. Ajo më thotë afrohu të të shoh ballin dhe unë afrohem dhe i them pas 2 javësh do shoh efektin, unë bëra një botox në mënyrë të fshehur sepse më ishte tekur që në atë program u plaka shumë dhe mu bë psikozë dhe thash nuk dua më të shtohen rrudhat dhe u thashë ju lutem të bëj një botox për ballin. Nëse më kërkoni të lëviz ballin, nuk lëviz, është bërë drru. Për ata që kanë menduar se ishte një bisedë për Kiarën, a je e kënaqur që nxorëm Kiarën.
Kujtojmë se Olta vendosi të dalë të shtunën nga shtëpia më e famshme në vendin tonë, duke lënë përgjysmë eksperiencën në Big Brother VIP.