Policia e Shtetit tashmë prej ditësh zbaton masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Mbyllja e të gjithë lokaleve dhe bar kafeve nuk lejohet tashmë me urdhër, por ka dhe “klientë” klandestinë që mundohen të fshihen.
Një rast i tillë është pikasur nga policia në një zonë periferike ku kafja dhe rakia shërbehej në lokalin me qepenin mbyllur dhe si fshiheshin klientët klandestinë. Një operacion i shoqëruar dhe me doza humori, por pa shmangur serioziteti e situatës.
Aktualisht në vend janë të identifikuar si të prekur me COVID-19 123 raste në qytete si Tirana, Durrësi, Vlorë, Elbasani, Rrogozhina, Kavaja, Lushnja, Fieri, Shkodra dhe Berati.