Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Videot në Tik-Tok/ KLGJ fut në rend dite çështjen e gjyqtares Enkeleda Kapedani

11:46 / June 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kapedani 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka futur në rendin e ditës edhe çështjen e drejtueses së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cili prej disa ditësh është bërë kryefjala e mediave për shkak të disa videove të cilat ishin postuar në “Tik Tok”, ku ajo shfaqej duke kënduar dhe bërë sfilatë edhe në ambientet e brendshme të Gjykatës.

Nisur nga këto video të publikuar në rrjetet sociale, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani, për shkelje disiplinore.

Teksa Elbasani vuan prej kohësh përplasjen mes bandave duke u kthyer në një nga qytetet me kriminalitetin më të lartë në vend, gjyqtarja Enkeleda Kapedani, shfaqej në “Tik Tok” duke dëgjuar këngë “Mafia, Mafia, Jam Mafia” apo edhe këngë që promovojnë përdorimin e armëve të zjarrit.

Kapedani, në një prononcim për gazetarin e ABC, Aldo Kozarja reagoi duke thënë se nuk i ka publikuar ajo video pasi nuk ka “Tik Tok”, ndërsa thekson sipas saj, se videot janë publikuar me qëllim dashakeqës për të dëmtuar imazhin e saj si gjyqtare. Lidhur me këtë incident të pazakontë, ka reaguar ashpër edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila ka kërkuar që KLGJ të bëjë një verifikim të thellë ndaj saj, si dhe për pasurinë që ka Enkeleda Kapedani.

Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.