Një argjendari është vjedhur në qytetin e Korçës në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Sipas burimeve zyrtare persona të paidentifikuar kanë dëmtuar më parë qepenin dhe kanë hyrë në argjendari. Më pas ata kanë hequr bravën e derës dhe kanë hyrë brenda të pashqetësuar.
Pronarët e argjendarisë kanë konstatuar mungesën e një sasie bizhuterish por nuk ka ende të dhënë përfundimtare për dëmin që është bërë. Policia tashmë ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Mësohet se argjendaria ndodhet në pedonalen e qytetit.