Vidhet shtëpia e atasheut diplomatik pranë Ambasdës së Kuvajtit në Tiranë.
Nga banesa e Humoud Saleh Alhusaini është vjedhur pa thyerje shtëpie një byzylyk dhe unazë floriri.Atasheu jeton në kompleksin e vilave ne Petrelë. Dhe për këte ngjarje komisariati një ka të dyshuar shtetasen filipineze Annabelle Belgira e cila ishte e punësuar për mirëmbajtjen e vilës.
Burime të sigurta pranë komisariatit numër 1 pohuan për TCH se emri i 28 vjeçares do të referohet në Prokurori për dyshimet e vjedhjes.
