Ditën e sotme është arrestuar bashkëpuntorja femër e grupit të grabitësve nëpër banesa duke finalizuar kështu operacionin policor të koduar “Sezoni”.
Valbona Osmani po arratisej drejt Maqedonisë dhe është arrestuar në doganën e Bllatës. 33-vjeçarja u ka thënë policëve se po ngatërronin person mirëpo nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.
Valbona është pjesëtarja e 5-të e grupit dhe roli i saj në grup ishte të shiste bizhuteritë e vjedhura jashtë Shqipërisë. Ajo këmbente në vlera monetare varëse, ora, byzylykë e sende elektronike.
Grupi ka arritur të vjedhë mbi 500 mijë €, sende me vlerë e bizhuteri e në 2 muaj vodhën 12 banesa në Tiranë dhe në Durrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se grupi i “skifterëve” ka vjedhur edhe 3 kasaforta në disa banesa në Tiranë, ku janë gjetur mijëra euro si dhe bizhuteri me vlerë të madhe. Gjatë këtij operacioni, Policia ka sekuestruar 2 automjete, një shumë prej 10.000 euro dhe një pajisje për bllokimin e valëve.
Ndërkohë në kërkim është dhe bashkëpunëtori tjetër i tyre, A. R, 45 vjeç.
