Një 28-vjecar shqiptar është arrestuar në Greqi me akuzën se së bashku me një 29-vjeçar tjetër po nga Shqipëria shqiptar, vidhin makina luksoze dhe më pas i eksportonin në Shqipëri apo Bullgari.
Sipas autoriteteve greke shqiptarët gjenin makina luksoze në orët e vona të natës, i vidhin dhe më pas i linin në një shesh publik për të konfirmuar nëse makinat kishin sistemin e gjurmimit me GPS. Më pas, dy shqiptarët ndërronin targat e makinave me targa false dhe i shisnin në Shqipëri ose Bullgari.
Të shtëpia e 28-vjecarit shqiptar u gjetën 4 targa false, dokumente makinash por dhe një makinë e cila ishte vjedhur para 10 ditësh. Shqiptari tashmë është nën arrest, ndërsa policia greke po kërkon për bashkëpunëtorin e tij, i cili është ende i lirë.
