Situata e zjarreve në vendin tonë mbetet shumë problematike në shuarjen e flakëve që janë shtrirë nga veriu në jug.
Bëhet me dije se Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe Engjëll Agaçi po zhvillojnë një takim në Ministrinë e Brendshme me ministrin Bledi Çuçin.
Takimi mendohet se ka në fokus kontrollin e territorit dhe për hetimin e zjarrvënësve.
Pak minuta më parë reagoi edhe kryeministri i vendit, Edi Rama ku ka dhënë informacion mbi gjendjen e deritanishme.
