Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vijon “eksodi” nga PD… Dy kandidatë të tjerë drejt marrjes së mandateve, i treti tërhiqet në fund

16:02 / May 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
page 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre kandidatë të tjerë në listat shumëemërore të Partisë Demokartike kanë dorëzuar sot formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Përmes këtij hapi, Krenar Rryçi dhe Kostaq Papa shkojnë drejt marrjes së mandatit të deputetit, duke u bërë kështu emrat e rinj që i shtohen opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se Krenar Rryçi vjen nga lista e PD në Qarkun e Durrësit, ndërsa Kostaq Papa nga ajo e Tiranës.

Formularin e dekriminalizimit e ka dorëzuar edhe Ares Ypi, nga PD Tiranë.

Mirëpo, Ypi duket se është penduar pasi ditën e djeshme ai ka bërë me dije se ka hequr dorë nga pranimi i mandatit dhe për këtë i ka dërguar një kërkesë edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në kërkesën e tij, kandidati shprehet se ka dorëzuar gabimisht formularin e vetëdeklarimit, pasi e ka vlerësuar si detyrim ligjor.

Postimi i Ypit:

Të dashur miq,

Si i ri dhe si demokrat, jam i qartë për sfidat që ka në këtë moment Shqipëria dhe për rolin që secili prej nesh duhet të luaj për të mbrojtur demokracinë dhe ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Komisioni Qendror I Zgjedhjeve më ka dërguar njoftimin për marrjen e mandatit të deputetit si kandidat në listën e Partisë Demokratike. Në një situatë normale, ky do ishte një privilegj i jashtëzakonshëm, për të përfaqësuar interesat e demokratëve dhe qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Por, sot Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, nuk është i zgjedhur nga qytetarët, dhe nuk mund të shërbejë si forum për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Gjithmonë kam vlerësuar se vendimi i Partisë Demokratike për djegien e mandateve, ishte vendimi më i drejtë që ka marrë Partia që nga dita e themelimit. Ne demokratët, nuk mund të jemi fasadë në Kuvend.

Me qartësinë e një të riu dhe me vullnetin tim të plotë, sot kam dorëzuar në KQZ, refuzimin për të marrë mandatin e deputetit dhe kam vendosur të jem krah qytetarëve në betejën e tyre historike për Shqipërinë si gjithë Europa.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuar me 13 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

14:20 / July 12, 2026

Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari 

13:58 / July 12, 2026

Nuk kishte ndodhur asnjëherë, plani i FIFA-s po realizohet pikë për pikë në Botëror

13:18 / July 12, 2026

Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është i urryer nga populli shqiptar

12:39 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.