Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vijon megaoperacioni “Tempulli”, katër persona në pranga dhe një i proceduar në Kukës

12:59 / September 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 40
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, Policia e Kukësit njoftoi se ka arrestuar sot, katër persona dhe një e ka proceduar në gjendje të lirë. Policia e qytetit verilindor njoftoi se falë ndërhyrjes së befasishme është shkatërruar një ambient në Krumë, të përshtatur për përdorim dhe shitje në doza të cannabis sativës, si dhe për organizim të lojërave të fatit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në funksion të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, u evidentua dhe u godit një rast i shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal, në Krumë, Has”, njoftoi Policia.

“Për këtë rast u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit A. Sh., 22 vjeç, A. L., 23 vjeç, F. F., 21 vjeç dhe L. P., 20 vjeç, të katërt banues në Krumë. Nga kontrollet në lokalin e marrë me qira nga 22-vjeçari, Policia konstatoi se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje në doza të cannabis sativës, si dhe për organizim të lojërave të fatit”, vijoi njoftimi.

“Nga ky ambient, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, një valixhe me sende për lojën “Poker” dhe 4 celularë. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasin A. M., 25 vjeç, banues në Krumë”, njoftoi Policia.

Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Kukes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.