Një 48-vjeçar me origjinë nga Puka është viktima e pestë e shënuar nga koronavirusi.
Mësohet se ai ai ka qënë i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa 10 ditë ka qëndruar në terapi intensive. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus cka mund ta ketë rënduar gjendjen e tij.
“Neës 24” raporton se ai ishte ndër pacientët e parë të prekur dhe të shtruar në vend me këtë virus dhe se komplikacionet me zemrën e kanë agravuar situatën e tij, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit.
Janë 123 persona të prekur nga ky virus në vend, 10 të shëruar dhe 5 viktima. Kujtojmë që harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.
