Dhuna në familje dhe vrasja e grave kryesisht nga bashkëshortët e tyre mund të cilësohen padyshim si “gangrena” e hapur e vendit tonë.
Ky është fatkeqësisht një fenomen që po pëson rritje vit pas viti. Rastet e denoncimeve të dhunës në familje pësojnë rritje të vazhdueshme, dhë këtu bëhet fjalë vetëm për ato raste dhune që denoncohen.
Kjo sepse edhe sipas shifrave zyrtare të INSTAT vetëm 1 në 10 raste të dhunës denoncohen pranë insitucioneve.
Kjo shifër e bën akomë më të madhe “gangrenën” e dhunës në familje, sepse nënkupton që nga 10 raste të dhunës vetëm njëri denoncohet ndërsa 9 të tjerat mbahen të fshehura nga vetë viktimat.
Kjo vjen si rezultat i shumë fenomeneve, por mund të përmendim këtu frikën ndaj dhunuesit, pasigurinë për jetën e denoncueses dhe familjes, vrafërinë, mungesën e mundësive etj.
Edhe pse të paktën dekadën e fundit po flitet më shumë se kurrë për dhunën në familje, dhe po aq rastet janë shtuar shumë ndjeshëm në qarkun kohor të 10 viteve, sërish duhet thënë ne si shoqëri dhe vetë shteti së pari nuk ka marrë masa apo politika konkrete për të parandaluar apo zvogëluar këtë fenomen.
Madje përkundrazi shifrat vërtetojnë krejt të kundërtën. Vetëm në vitin që lamë pas ka pasur mbi 4 mijë denoncime për dhunë në familje, çka nënkupton plot 9% më shumë se një vit më parë. Shifër kjo që tregon pra paaftësinë ose mungesën tonë të vullnetit për të trajtuar e “luftuar “ këtë fenomen.
Ne kemi tashmë prej vitesh një Ligj për “Masat Ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare” i miratuar që në vitin 2006. Ky ligj jo vetëm që është evaziv dhe mjaft “i drunjtë” në parashikimet e tij, por as teorikisht nuk i jep dot zgjiedhje parandalimit të dhunës në familje.
Kjo sepse në masat që ky ligj parashikon të ndërmerren pas dhënies së urdhërit të mbrojtjes nuk ka një mekanizëm efektiv, për ta bërë ligjin funksional. Ndaj edhe sot kemi këto shifra alarmante të dhunës në familje, sepse mungon një mekanizëm i qartë sesi do të trajtohen më pas personat, zakonisht gratë që bëjnë denoncim dhe marrin një urdhër mbrojtje nga gjykata.
Duke e bërë kështu vendimin “për dhënien e urdhërit të mbrotjtes” thjeshtë një letër për të përmbushur detyrimin ligjor. / shqip
