Zona e Fortalezës në Brazil prej kohësh është nën ndikimin e bandave kriminale, ku viktimë e grabitësve me armë ka mbetur edhe një shiqptar.
Të hënën, më 18 shkurt, pasdite në dalje të një lokali në Fortaleza është vrarë Alban Gropcaj, 28- vjeccari shqiptar.
Mediat italiane thonë se i riu shqiptar ishte punëtor në një firmë italiane të specializuar në sektorët metalurgjikë, dhe ishte duke bërë një transferim pune në Brazil, bashkë me shefin e tij, Guido Bertola.
Sipas informacioneve të mbledhura, ata po hipnin në makinë në momentin kur disa persona me dy motoccikleta tentuan ti vidhnin. Albani në këtë moment tentoi të reagojë, por grabitësit nuk hezituan të hapnin zjarr, duke e lënë të vrarë. Në gjendje shoku mbeti shefi i tij Guido Bertola.