Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vilë, lokal dhe dy apartamente, pasuria e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe që u arrestuar sot, dha 70 mijë euro hua me interes

20:03 / July 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatos tushe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 11 zyrtarët e prangosur sot, vetëm Tushe është subjekt i deklarimit të pasurisë, në cilësinë e kryebashkiakut. Nga verifikimi i deklaratave vjetore të pasurisë, Fatos Tushe është pronat me 100 % i një vile 2-katërshe me sipërfaqe 118 m2 në Lushnjë, deklaruar 3.5 milionë lekë. Tushe është pronar edhe i një apartamenti në Durrës, me sipërfaqe 60 m2 në Durrës, të cilin deklaron se ka blerë në vitin 2004 për 1.9 milionë lekë.

Kryebashkiaku ka në pronësi 100 % edhe një apartament tjetër në Lushnjë, me sipërfaqe 79 m2, të cilin thotë se e ka blerë në vitin 2010 për 2.8 milionë lekë. Tushe ka në pronësi 100 % edhe dy lokale në Lushnjë, të cilët thotë se i ka blerë gjithashtu në vitin 2010, me sipërfaqe 28 m2 blerë në vlerën 1.7 milionë lekë si dhe me sipërfaqe 79 m2 blerë në vlerë 4.7 milionë lekë ose 47 mijë USD. Lokalin 28 m2 e ka shitur më pas. Tushe deklaron se ka marrë një kredi 185 mijë euro, e cila me sa duket ka shërbyer për blerjen e pasurive. Kryebashkiaku i Lushnjes thotë gjithashtu se është bashkëpronar me 50 % i një sipërfaqe toke 500 m2 në Voskopojë, blerë në vitin 2006, për 1.5 milionë lekë.

Tushe thotë se i ka dhënë hua një personi 70 mijë euro me interes në vitin 2009. Në vitin 2010, deklaron rreth 11 mijë euro interesa nga dhënia e kësaj huaje. Në vitin 2011, deklaron rreth 13 mijë euro interesa nga huaja, ndërsa në vitin 2012 rreth 3 mijë euro. Pra, në tre vite nga dhënia e huas me interes e 70 mijë eruarve, ka fituar 27 mijë euro. Në vitin 2016, Tushe deklaron shitjen nga bashkëshortja të një makine tip Daimler Chrysler, 3 500 euro, e cila nuk figuron e deklaruar më parë. Të ardhurat e Fatos Tushe janë vetëm paga e tij si kryebashkiak dhe paga e bashkëshortes rreth 500 000 lekë në vit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.