Italia Veriore pasditen e kësaj të hëne është përfshirë nga moti i keq me studidhe breshër.

Mediat vendase bëjnë me dije se Milano është dhe qyteti më i goditur nga stuhia, ku nga stuhia dhe era e fortë është shembur një vinç mbi çatinë e një ndërtese.

Ndër të tjera bëhet me dije se 24 familje u evakuuan nga ndërtesa ku fatmirësisht nuk u raportua për asnjë të lënduar.

Sipas mediave italiane, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm të ri për motin i cili ende parashikon reshje të dendura shiu, të cilat në nivel lokal mund të jenë gjithashtu shumë intensive dhe të shoqërohen me breshër, rrufe dhe erëra të forta, sidomos në Piemonte, Lombardi, Veneto, Liguria, Emilia-Romagna dhe Toskanën e sipërme.

Departamenti gjithashtu vlerësoi një alarm portokalli në pjesën më të madhe të Lombardisë për nesër, e martë 27 korrik. Moti i keq goditi gjithashtu zonën në jug të Parmës dhe zonën e poshtme të Modenës. Tre lëndime u regjistruan në komunën e Noviut, dy prej u goditën nga rrëzimi i një peme teksa udhëtonin me furgon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here