Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

VIP-at parakalojnë në tapetin e kuq për premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Disa detaje pikante

20:47 / October 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5263
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Në kuadër të dashurisë”, filmi i parë i Top Channel Films, pritet të nisë transmetimin në Pallatin e Kongreseve mbrëmjen e sotme në orën 21:00 përpara 2100 pjesëmarrësve.

Ndërkohë, organizimi i Top Channel ka tërhequr pas vetes një numër të lartë ndjekësish, që presin me padurim startimin e filmit me protagonistë kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Një numër i lartë adhuruesish të aktorëve janë mbledhur në ambientet e pritjes, teksa shumë të emocionuar po presin të takojnë dhe realizojnë foto me aktorin e tyre të preferuar. Sara Hoxha u shpreh se me personazhin që luan në film ka ngjashmëri në karakter, për këtë arsye nuk e ka pasur të vështirë. I vetmi problem që ka pasur kanë qenë kamerat e xhirimit, kështu u shpreh aktorja.

Ndërsa Jori Delli, e cila luan si vajza e aeroportit në prodhimin e Top Channel “Në Kuadër të Dashurisë” ka zbuluar disa detaje nga filmi.

Në një intervistë për Blendi Salaj, nga tapeti i kuq në Pallat të Kongreseve, ku po parakalojnë VIP-at tanë, Jori u shpreh se ajo është lidhja mes fillimit dhe përfundimit të filmit, që shërben si element për një part 2.

“Pjesa finale e filmit është lidhja… Pra ashtu sikurse fillon, ashtu edhe mbaron filmi, kështu që kapitulli i fundit mund të japë hapsirë për një pjesë të dytë. Nuk di nëse mund të jap më shumë spoilera”- tha Jori.

Në atë moment ka ndërhyrë DeaMishel, e cila tha: “Dua ta shpëtoj përpara se të bëjë ndonjë spoiler dhe të hajë ndonjë gjobë.”

DeaMishel ka zbuluar për herë të parë për eksperiencën e saj në një film me metrazh të gjatë.

“Jam kënaqur shumë gjatë xhirimeve. Ishte një skuadër shumë profesionale. Skenat e mija kanë me Oltën. Unë jam shoqja e Oltës në film ashtu sikurse në jetën reale. Kështu, mezi po pres ta shohim sepse edhe unë nuk e kam parë dhe kam shumë emocione”, tha DeaMishel.

E pyetur rreth personazhit të saj në film, DeaMishel zbuloi se ajo si shoqja e ngushtë e Oltës e ndihmon atë të kalojë ndarjen.

Dea Mishel: Unë e ndihmoj Jonidën (e luajtur nga Olta Gixhari) të kalojë ndarjen. Unë jam ajo shoqja që i mëson se çfarë janë ato gjërat përtej një marrëdhënie në çift.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.