Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësuesit e biznesit në Holandë, i mëshoi çështjes së perceptimit të Shqipërisë, dhe rrëfeu historinë me një person VIP nga Holanda, i cili nuk donte të vinte në Tiranë, sepse ndihej i pasigurt.
“Një holandez VIP që erdhi në Tiranë, nuk do e përmend se kush është. Dhe mora një mesazh nga Drejtori i zonës VIP nga aeroporti. Të lutem më merr urgjentisht. Thash mos ka një zjarr apo bombë, apo zjarr katastrofik. Më thotë se jemi në një situatë unike.
Kemi një VIP me dhjetëra njerëz që nuk duan të hyjnë në Tiranë. Ka ardhur por nuk do që të vij aty. Po nuk do të vij se nuk ndihet i sigurt. Po kërkon automjete të blinduara dhe mjete të armatosura. Më pas më thotë se kush ishte ky person.
I thash se mund të marrë gardën e Republikës. Ai kërkonte armë të rënda. Pas 45 minutash mora një mesazh që personi në fjalë që kishte mbërritur. Ai erdhi dhe më thotë ju detyrohem një ndjesë të thellë, sepse jam njeri që udhëtoj, por nuk më ka ndodhur kurrë që të bie në një grackë kaq të madhe me atë që prisja dhe atë që gjeta më tha. I thashë nuk je i vetmi, të gjithë biem në këtë gracke midis perceptimit të krijuar nga lajmet. I thashë se është tërësisht një vend europian”.
