Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Vitamina K luan rol kryesor në mpiksjen e gjakut, ja ushqimet ku gjendet

19:03 / October 16, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vITAMINA k
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Vitamina K luan një rol kryesor në ndihmën e mpiksjes së gjakut, duke parandaluar gjakderdhjen e tepërt. Për dallim nga shumë vitamina të tjera, vitamina K nuk përdoret zakonisht si një suplement dietik. Ja nevojat ditore për të sipas moshës.

Vitamina K është në të vërtetë një grup komponimesh. Më e rëndësishmja nga këto komponime duket se është vitamina K1 dhe vitamina K2. Vitamina K1 merret nga zarzavatet me gjethe dhe disa perime të tjera. Vitamina K2 është një grup përbërësish që merret kryesisht nga mishi, djathërat dhe vezët dhe sintetizohet nga bakteret.

Kohët e fundit, disa njerëz kanë përdorur vitaminën K2 për të trajtuar osteoporozën, por në të vërtetë nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e vitaminës K2 për osteoporozën.

Pse njerëzit marrin vitaminë K?

Nivelet e ulëta të vitaminës K mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes së pakontrolluar. Ndërsa mungesat e vitaminës K janë të rralla tek të rriturit, ato janë shumë të zakonshme tek foshnjat e porsalindur. Një injeksion i vetëm i vitaminës K për të sapolindurit është standard.

Ndërsa mungesat e vitaminës K janë të rralla, mund të keni rrezik më të madh nëse:

    Keni një sëmundje që ndikon në përthithjen në traktin tretës;

    Merrni ilaçe që ndërhyjnë në thithjen e vitaminës K;

    Jeni kequshqyer;

    Pini shumë alkool.

Në këto raste, mjeku mund të sugjerojë shtesë të vitaminës K.

Përdorimet e vitaminës K për kancerin, për simptomat e të vjellave në mëngjes, për heqjen e venave merimangë, dhe për gjendje të tjera.

Sa vitaminë K duhet të merrni?

Konsumi i rekomanduar adekuat i vitaminës K që merrni, si nga ushqimi ashtu edhe nga burimet e tjera, është më poshtë. Shumica e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë K nga dietat e tyre.

Gupet   Nevojat për vitaminë K

Fëmijët 0-6 muajsh         2 mikrogramë/ditë

Fëmijët 7-12 muajsh       2.5 mikrogramë/ditë

Fëmijët 1-3 vjeç                30 mikrogramë/ditë

Fëmijët 4-8 vjeç                55 mikrogramë/ditë

Fëmijët 9-13 vjeç             60 mikrogramë/ditë

Vajzat14-18 vjeç               75 mikrogramë/ditë

Gratë 19 vjeç e lart          90 mikrogramë/ditë

Gratë shtatzanë ose gjidhënëse (19-50)                90 mikrogramë/ditë

Gratë shtatzanë ose gjidhënëse (nën 19)             75 mikrogramë/ditë

Djemtë 14-18 vjeç           75 mikrogramë/ditë

Burrat 19 vjeç e lart         120 mikrogramë/ditë

Nuk ka patur efekte të dëmshme të vitaminës K me nivelin e gjetur në ushqime ose suplemente. Sidoqoftë, kjo nuk përjashton rrezikun nëse e merrni me doza të larta. Studiuesit nuk kanë caktuar një dozë maksimale të sigurt.

A mund ta merrni vitaminën K natyrisht nga ushqimet?

Burime të mira natyrore ushqimore të vitaminës K përfshijnë:

    Perime si spinaqi, asparagusi dhe brokoli;

    Bishtajoret si fasulet;

    Vezët;

    Luleshtrydhet;

    Mishi si mëlçia.

Cilat janë rreziqet e marrjes së vitaminës K?

Ndërveprimet: Shumë ilaçe mund të ndërhyjnë në efektet e vitaminës K. Këto përfshijnë antacidë, hollues të gjakut, antibiotikë, aspirinë, dhe ilaçe për kancerin, kolesterolin e lartë dhe sëmundje të tjera.

Rreziqet: Ju nuk duhet të përdorni shtesa të vitaminës K përveç nëse ua rekomandon mjeku. Njerëzit që marrin ilaçe problemet e zemrës, çrregullimet e koagulimit mund të kenë nevojë që të vëzhgojnë më mirë dietën e tyre për të kontrolluar sasinë e vitaminës K që marrin.

mpiksjen e gjakut rol kryesor tirananews.al Vitamina K
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Check-up dhe hemodializa, shërbimet koncesionare kalojnë te Operatori Publik

15:03 / August 5, 2026

40-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas fertilizimit in vitro, mjekët e “Koço Gliozhenit” i korrigjojnë edhe komplikacionin e rrallë në bark

12:49 / August 2, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.