Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Viti 1880/ Sipas gazetës së parë në shqip: Shqipëria ka shpallur pavarësinë e saj! Ja emrat e firmëtarëve

09:20 / May 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ali pahse gucia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 12 majit 1880, në faqen n°2, shkrimin e gazetës “Deutsche Zeitung” në lidhje me shpalljen asokohe të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

shkodra 1880

Këtu janë disa detaje të huazuara te Deutsche Zeitung për ngjarjet në Shqipëri, detaje të dërguara nëpërmjet një shkrese nga Shkodra, të datës 7 maj :

“Shqipëria ka shpallur pavarësinë e saj dhe nuk e njeh më sovranitetin e padishahut. Gazeta zyrtare “Skodra – Shkodra”, e shkruar sot për herë të parë jo vetëm në turqisht, por edhe në shqip, boton në krye të kolonave të saj një shpallje (deklaratë) të gjatë të Lidhjes dhe të Komitetit. Ajo deklaron që Shqipëria ka pushuar së qeni nën sundimin e Sulltanit.

shkodra 180 2

Të gjithë zyrtarët (nëpunësit) turq që nuk janë me kombësi shqiptare do të pushohen nga puna dhe do të duhet të largohen nga vendi; një përjashtim bëhet në favor të atyre që e kanë treguar veten miq të “Skipétars – shqiptarëve”. Populli shqiptar tani duhet t’u bindet vetëm urdhrave të Lidhjes dhe atyre të Pleqve të Fisit (klaneve), të cilët mbesin, deri më tani, ligjvënësit e vetëm.

Kanë nënshkruar : Ali Pasha, Hodo Beu, Preng Bib Doda, myftiu Hafiz efendi, peshkopi Partew dhe Nikolla Xaba në emër të parisë dhe njerëzve. (Kjo listë përbëhet nga myslimanë e të krishterë.)”

Një telegram tjetër që e njëjta gazetë mori nga Shkodra mbrëmjen e 7 majit deklaron :

“Të gjitha trupat e Haxhi Osman Pashës të vendosura në kampin e Koplikut kanë kaluar në anë të Lidhjes. Shqiptarët sekuestruan zyrat (të ardhurat) publike dhe pushuan nga puna punonjësit osmanë. Lidhja u ka ofruar mbrojtje konsullatave. Rendi nuk u shqetësua.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/deutsche-zeitung-1880-sipas-gazetes-shkodrane-e-botuar-sot-per-here-te-pare-ne-shqip-shqiperia-ka-shpalluar-pavaresine-e-saj-ja-emrat-e-firmetareve-ali-pashe-gucia-hodo-bej-sokoli/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.