Nga Aurenc Bebja*, Francë – “Le Matin” ka botuar, të shtunën e 8 nëntorit 1902, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kërkesat e ambasadës ruse ndaj Portës së Lartë me qëllim ndëshkimin e Isa Boletinit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kostandinopojë, 6 nëntor.

Ambasada ruse ripërsëriti kërkesat e saj ndaj Portës së Lartë, duke i kërkuar asaj ndëshkimin e liderit shqiptar Isa Boletini.

Ky i fundit, i cili ishte dërguar fillimisht në Selanik, u lejua më pas të kthehej në fshatin e tij Boletin, afër Mitrovicës.

Ambasada ruse kërkon gjithashtu që të merren masa të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen personale të z. Stcherbin (Çerbin), konsullit rus, në Mitrovicë, i cili gjendet akoma në Kostandinopojë. (Reuter).

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1902-kerkesat-e-ambasades-ruse-ndaj-portes-se-larte-me-qellim-ndeshkimin-e-isa-boletinit/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here