Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Viti ‘90/ Takimi i MPJ-ve të Ballkanit, kur Shqipëria përpiqej të ishte faktor stabiliteti në rajon

11:58 / June 1, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reis malile
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Punët e dashurisë janë punët e paqes”, do të shprehej Nënë Tereza në vitin 1990, në telegramin dërguar autoriteteve shqiptare ku përshëndeste takimin e dytë të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit, në përpjekje për të vendosur ura bashkëpunimi mes tyre.

Arkiva online e MEPJ-së sjell dokumentet e kohës, ku bie në sy përpjekjet e Shqipërisë për të tërhequr vëmendjen si faktor i stabilitetit në rajon. Pas takimit të parë të Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit në Beograd, shkurt 1988, me fillimin e zhvillimeve të brendëshme në Jugosllavi dhe ngjarjeve politike në vendet e Evropës Lindore e Qendrore, në kuadër të fuqizimit të frymës liberalizuese në marrëdhëniet ndërmjet dy supërfuqive dhe ndryshimeve në kuadrin e Komunitetit evropian dhe marrëdhënieve të anëtarëve të tij me vendet e rajonit, në Ballkan vihen re disa zhvillime të reja të cilat orientonin në fillimin e një bashkëpunimi politik, ekonomik, dhe kuluror me pjesëmarrjen për herë të parë të të gjithë shteteve ballkanike pavarësisht pjesëmarrjes së katër prej tyre në NATO apo në Traktatin e Varshavës.

mpj ballkani 90

Vitet 1989-1990 njohën një dinamikë në rritjen e veprimtarive ballkanike në disa fusha të interesit të përbashkët, si teknologji, energjitikë, siguri, ekologji, industri, hekurudhë, kulturë etj. Qeveria shqiptare e kohës në këto kushte, për të përmirësuar edhe imazhin e saj ndërkombëtar kur akoma nuk kishte nënshkruar Aktin e Helsinkit, dhe po përpiqej të trokiste në dyert e KSBE, por edhe te TPE për të siguruar mbështetjen ekonomike të disa vendeve anëtare, filloi të zhvendosej nga qëndrimi i saj i prerë se “nuk mund të kishte bashkëpunim të vërtetë rajonal pa zgjidhur më parë problematikat në marrëdhëniet dypalëshe”, drejt kërkesës për të intensifikuar marrëdhëniet me çdo shtet ballkanik pasi ndikonin pozitivisht në forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh. Në fushën politike, në takimin e MPJ të Ballkanit në Neë York shtator 1988, gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, u shpreh hapur dëshira për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ballkanik.

Këtë qëndrim e pasoi menjëherë mbledhja e Zëvendësministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit në Tiranë në 18-20 janar 1989. Në këtë takim, Shqipëria shprehu idenë e saj që mbledhja e dyte e MPJ të Ballkanit të zhvillohej në Tiranë gjatë vitit 1990. Duke qenë jashtë grupimeve ushtarake, qeveria shqiptare e kohës po kërkonte të tërhiqte vëmendjen si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon, aq më shumë në kushtet e fillimi të trazirave në ish-Jugosllavi. Në mbledhjen e parë të MP të rajonit në Beograd, shkurt 1988 pala shqiptare hodhi idenë e riaktivizimit të Komiteteve të Mirëkuptimit Ballkanik, që ishin ngritur që në vitin 1960 dhe ku merrnin pjesë anëtarë të shoqërisë civile, intelektualë e personalitete nga arti, arsimi e shkenca. Në Shqiperi ky Komitet u mblodh dy here brenda vitit 1988 e drejtohej nga Dhimiter Shuteriqi.

Dy propozimet e palës shqiptare u mbështetën. Në 18-19 tetor 1989 u zhvillua mbledhja e Komiteteve të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ballkanik, e cila vendosi mbledhja e MPJ te Ballkanit të mbahej në vjeshtë 1990. Pas konsultimeve të gjata dypalëshe, me 1 shtator 1990, Ministri i Jashtem Malile i dërgoi një letër të gjithë homologëve të tij në rajon, ku i njofton për datën e takimit, 24-25 tetor dhe rendin e dites të përcaktuar, një element që mungonte në mbledhjen e parë në Beograd dhe ishte kritikuar nga pala shqiptare.

mesazhi mbledhja

Takimi u zhvillua ne 24-25 tetor me pjesemarrjen e plotë te MPJ të Ballkanit. Në takim vihej re një qasje më e spikatur e shefave të diplomacisë së rajonit ndaj frymës së re në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe qëndrimit bashkëpunues me KSBE. Në fund u miratua një Komunikate e Përbashkët , thelbi i të cilës iu pecoll si mesazh nga Mbledhjes se Ministrave te Punëve të Jashtme të shteteve ballkanike takimit të Kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të KSBE e mbledhur në Paris ne 19-21 nëntor 1990 për të reflektuar në një strategji të re pas rrëzimit të komunizmit në vendet e Evropës Lindore e Qendrore. Në këtë mesazh të gjitha vendet e Ballkanit u shprehën se përshëndetnin kërkesën e Shqipërisë për pjesëmarrje të plote në KSBE dhe shprehnin dëshirën që kjo kërkesë të realizohej.

Ky takim u përshëndet nga Sekretari i Përgjithshem i OKB, Peres de Kuelar dhe nga shumë kryetarë shtetesh apo figura të shquara, mes tyre edhe Shenjtorja e madhe Nënë Tereza.

letra nene tereza

faktor stabiliteti Shqiperia takimi i mpj te Ballkanit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.