Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Viti i pyjeve, Rama: 1500 fidanë pishe të zezë u mbollën në Muzhakë të Matit

18:27 / February 7, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
426131368 945058236989838 772548422770953606 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Pyjeve në bashkëpunim edhe me bashkitë në vend po vijon aksionin për pyllëzimin.

Kryeministri Edi Rama informoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale se në Mat u mbollën 1500 fidanë pishë e zezë, ndërsa do të pyllëzohen edhe 5 hektarë të tjerë.

“Vazhdojmë me pyllëzimet nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe me angazhimin e bashkive që çdo ditë bëhen pjesë e kalendarit të Vitit të Pyjeve. 1500 fidanë pishë e zezë u mbollën në Muzhakë të Matit, një bashki që do të pyllëzojë edhe 5 hektarë të tjerë”, u shpreh Rama.

Gati 2/3 e territorit të vendit janë pyje dhe kullota dhe 80 % e tyre janë pronësi e bashkive.

Viti i Pyjeve është shpallur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si një vit me fushata pyllëzimi, por edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët.

Më herët, viti 2022 iu dedikua pastrimit dhe mjedisit, ndërsa viti 2023 ishte viti dedikuar Vjosës, me krijimin e Parkut Kombëtar të lumit të fundit të egër në Europë.

Agron Malaj Muzhakë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.