Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Viti i Ri i pazakontë për 40 banorë në Krujë: Kështu paska qenë e shkruar…

23:31 / December 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2019 12 31 at 23.27.46 Edited 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Familja e Shkëlqim Barunit, dhe rreth 40 persona të tjerë në qytetin e Krujës, nuk e presin Vitin e Ri 2020 nën strehën e ngrohtë të shtëpisë dhe tryezën e mbushur me gatime të shijshme nga e zonja e shtëpisë.

Ata qëndrojnë në palestrën e një shkolle në Krujë, pasi shtëpia e tyre është shpallur e pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. Mbi një muaj i vështirë, plogështia e të cilit ndihet edhe më shumë në këtë ditë teksa pjesa tjetër feston dhe pret me gëzim ndërrimin e viteve.

Shkëlqimi, bashkëshortja dhe fëmijët e tij, thonë se nuk e ndjejnë atmosferën festive. E vetmja çka dëshirojnë, është një shtëpi e re.

“Isha turn i tretë pasi punoj roje. Mbas pune shkova në shtëpi dhe fillova me qa me fëmijët e me gruan, se e pashë shtëpinë e shkatërruar. Shtëpia është shpallur e pabanueshme, nusja me fëmijët kanë qenë në shtëpi. Kur e pashë banesën fillova të qaj si fëmijë, çfarë të bëjmë, ku të shkojmë, ku të mbytemi”, kujton ai momentet e tmerrshme të lëkundjes së fuqishme në orën 03:54 të 26 nëntorit.

Një muaj që qëndrojmë në palestër. mirë janë kushtet por prapë si shtëpia jote nuk ka. na kanë thënë që do të qëndrojmë këtu deri në datën 5.

“E përjetuam shumë keq, u trembëm jashtë mase, morëm fëmijët, dolën duke bërtitur. Njëra desh ka rënë nga soleta u tremb, s’ka gjë moj mam se janë punët e zotit i thashë. Këtu kemi kaluar, tre vakte këtu i kemi ngrënë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë. Asnjëherë nuk e kemi pritur t’i kalojmë festat e fundvitit në palestër, por kështu paska qenë e shkruar”, tregon bashkëshortja e tij.

Edhe vajza e tyre, me sytë e përlotur, ka vetëm një dëshirë, që nuk i ngjason aspak moshatarëve të saj: Një shtëpi të re. “Nuk është e njëjta atmosferë, unë mund të isha duke luajtur në lagjen time me shokët, por kur e shoh veten në këtë gjendje, pa shtëpi, është e vështirë. Të gjithë e kishin shtëpinë e bukur, kur shikoja timen, nuk e përjetoja mirë. Më duhet shtëpia ime, dua të rregullohet. Pa shtëpi nuk kam jetë. Aty dua të bëj detyrat, të mësoj, të lexoj. Kemi kaluar momente të qeshura me grupe qe vijnë këtu, por prapë si shtëpia nuk ka. Nuk është e njëjta atmosferë. Ta kalosh me njerëz që i njeh edhe nuk i njeh, dua ta shijoj vitin e ri vetëm me familjen time në shtëpinë time”, thotë ajo.

Zonja e familjes na thotë se autoritetet që po kujdesen për ta i kanë komunikuar se do të dalin nga palestra më 5 janar, por se nuk e di ku do të shkojnë më pas, pasi në Krujë nuk ka asnjë banesë me qira të lirë.

“Ne na kanë thënë që do të dalim me datë 5 janar, por nuk e dimë se ku do të shkojmë. Në atë shtëpi nuk mund të jetojmë, ta dimë edhe se do të jetojmë në plastmas. Shtëpi me qira në Krujë nuk ka asnjë, se janë çarë të gjitha. Punën e kemi këtu, shkollën e kanë këtu fëmijët, nuk mund të largohemi nga vendi ynë”, thotë ajo.

Megjithatë, gjen forcën të ndajë një urim për të gjithë shqiptarët: Urojmë një vit të mbarë, më të lumtur në familjet e tyre, ishalla mos i ndodhtë kujt siç na ka ndodhur ne o zot.

“Uroj të gjithë shqiptarët me shtëpi të re kujt i ka ndodhur kjo. Një vit i mbarë dhe më i mirë”, thotë edhe Shkëlqimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.