Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Viti i ri shkollor, deputetja Zhupa: Janë 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet

09:53 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ina zhupa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti i ri shkollor, për opozitën nis me probleme. Deputetja demokrate, Ina Zhupa thotë se në 15 vjet, janë 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollave. Akuzat sigurisht që i drejtohen qeverisë Rama, për të cilën Zhupa nënvizon përmes një postimi në facebook se ka mungesa të bazës mësimore në kabinete, laboratore në shkollat e Shqipërisë, mungesë të ujit të rrjedhshëm në shkolla, por edhe në zonat rurale ka mungesë të ngrohjes dhe ftohtjes së klasave. “Nga premtimet me klasa dixhitale edhe me 4 milion euro të harxhuara kemi kaluar te librat e përdorur dhe kërcënimet për fëmijët. Librat e përdorur janë larg të qënurit tekste nga të cilat fëmija mund te mësoj edhe të zhvillohet. Tallja me tekste falas vazhdon në ERTV”.

Postimi i plotë

Vit të mbarë shkollor nxënës dhe mësues! Fatkeqësisht 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet. Shifër alarmante që tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja. Por edhe pse nxënës më pak, mungesa e vullnetit politik për ti çuar paratë dhe investimet te arsimi ka bërë që problemet të jenë edhe më të thella se 15 vite më parë.

Nga premtimet me klasa dixhitale edhe me 4 milion euro të harxhuara kemi kaluar te librat e përdorur dhe kërcënimet për fëmijët. Librat e përdorur janë larg të qënurit tekste nga të cilat fëmija mund te mësoj edhe të zhvillohet. Tallja me tekste falas vazhdon në ERTV.

Klasat kolektive vazhdojnë edhe pse duhet të ishte realitet i tejkaluar në 2022. Në mes të Tiranës ende zhvillohet mësim me turne. Mungesa e internetit në më shumë se 50% të shkollave rurale( sipas Bankës Botërore vetëm 47% e shkollave rurale kanë akses në internet. Mungesa së bazës mësimore në kabinete ,laboratore në shkollat e Shqipërisë. Mungesa e ujit të rrjedhshëm në shkolla, edhe në zonat rurale mungesë e ngrohjes dhe ftohtjes së klasave.

Rrogat e mësuesve janë tregues i qartë se si ka dështuar edhe me arsimin kjo qeverisje. Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën. Këto janë vetëm disa nga problemet që përballet arsimi sot. Një qeveri që nuk kujdeset për arsimin, është qeveri antishqiptare. E ardhmja është në rrezik!

ina zhupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.