Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vizita e Bashës në shtëpinë e Rashës, Meçe: E pamoralshme! Tentativë për ta kanalizuar politikisht

23:58 / December 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mece arben
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e Klodjan Rashës nga efektivi i policisë kanë sjellë debate. Analisti Arben Meçe shprehet se vizita e Bashës në shtëpinë e 25-vjeçarit ditën e djeshme ishte e pamoralshme dhe një tentativë për të kanalizuar politikisht këtë ngjarje.

“Të përdhunosh përmendoren e të rënëve të policisë është një vepër penale dhe duhet ndëshkuar. Revolta në momentet e para ka qenë shumë paqësore. Këta ishin një grup huliganësh që e kthyen këtë protestë paqësore në të dhunshme. Në momentin kur fillon vandalizmin, këtu nuk kemi një grup njerëzish të qetë por një grup vandalësh. Veprimi më i pamoralshëm ishte reagimi i PD-së ditën e djeshme. Doli në konkluzione menjëherë dhe kërkoi dorëheqjen e Sandër Lleshajt. Dhe shkoi në shtëpinë e të ndjerit në formën e një fqinji dhe jo si drejtues politik. Që nga ky moment, kanalizimi politik. Nuk është gjë tjetër veçse një skenarizim” – tha Meçe.

Ndërsa ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj u shpreh se veprimet e kryedemokratit Basha nuk ishin të pamoralshme pasi si kryetar opozite ai është përfaqësues i popullit.

“Unë si qytetar nuk e shoh të pamoralshme veprimin e kryedemokratit Basha. Unë mendoj që lideri i opozitës përfaqëson pjesën e më të pambrojturve të shtetit” – tha Hajdarmataj.

Ndërkohë Hajdarmataj komentoi dhe protestën e zhvilluar pasditen e sotme për të cilën u shpreh se përballë atyre qytetarëve nuk duhet të qëndronin forcat e patrullave por duheshin që në fillim FNSH.

“Strukturat e policisë së shtetit prandaj janë të ndara. Secila prej strukturave është i specializuar në diçka. Nuk mund të lihen patrullat e përgjithshme përballë protestuesve. Duhej të kishin ardhur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë” – tha Hajdarmataj.

“Të gjithë organet kompetente ishin në dijeni për protestë” – tha Valteri.

Bashes politike rashes vizita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.