Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Vizita ime jo e lidhur me zgjedhjet lokale”/ Gabriel Escobar zbulon detaje nga takimet

21:37 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
escobar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendës Ndihmës Sekretari e SHBA-ve për Çështjet Europiane Gabriel Escobar, ka dhënë një intervistë ekskluzive mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ku ka komentuar vizitën e tij në Shqipëri në prag të zgjedhjeve lokale.

Duma: Sa herë ju ktheheni në Shqipëri, ne kemi zgjedhje të rëndësishme, kjo është e sigurt.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Është e vërtetë, po.

Duma: A është vizita juaj e fundit e fokusuar në zgjedhjet vendore apo edhe në zhvillimet në rajon, siç janë bisedimet Kosovë-Serbi? Publiku shqiptar është disi i ndarë. Shqiptarët mendojnë se Shqipëria ka një rol për të luajtur dhe nuk po e luan plotësisht, ose pjesa tjetër mendon se kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këtë?

Escobar: Shiko, do të filloj me pyetjen e parë. Vizita ime këtu nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë. Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim.

Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit. Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar.

escobar SHBA Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.