Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë vizitës në SHBA, është takuar me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit. Në një postim në rrjetet sociale, Jim O’Brien shkruan se SHBA mbështet Reformën në Drejtësi.
“Kënaqësi që takova kreun e SPAK Altin dumani. Është impresionuese të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate reale për njerëzit në Shqipëri, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen europiane të Shqipërisë”,-thekson zyrtari i lartë amerikan, ku publikon edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
