Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vizitë “blic” në Vlorë/ Gledis Nano: OSHEE pa raport për “shtëpitë e barit”, kush abuzon…

12:25 / February 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gledis Nano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ishte në fshatin Kote të Vlorës, nga ku foli për fenomenin e “shtëpive të barit” në vendin tonë.  Ai u shpreh se OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë gjë ndërsa theksoi se ata që shpërdorojnë detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Nano shtoi se kontrollet e territorit do të vazhdojnë me dronë dhe helikopter.

“Po përballemi me shtëpi ku kultivohet kanabis me llamba dhe Oshee nuk ka asnjë raport për këtë. Ju kujtoj se kushdo që shpërdoron detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter. Nuk jam këtu për t’ju shantazhuar, por duhet ushtruar kontroll me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës”, u shpreh Nano.

Numri një i policisë u shpreh se forca goditëse e policisë do të sjellë ulje të kriminalitetit por edhe ndryshim të perceptimit të partnerëve të jashtëm.  Ai kujtoi vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha në krye të detyrës duke thënë se policia është institucioni që e ka paguar më shtrenjtë luftën kundër kanabisit.

“Forca goditëse e policisë ndaj kësaj veprimtarie kriminale, do të sjellë ulje e kriminalitetit por edhe ndryshimi i perceptimit të partnerëve tanë ndërkombëtar.  Nga të gjithë institucionet, policia e shtetit e ka paguar më shtrenjtë luftën kundër kanabisit. Vjet humbëm një efektiv policie, i cili u vra në krye të detyrës”, tha Nano.

Ai sfidoi grupet kriminale duke theksuar se nuk ka grupe të fuqishme por këto janë mite nga ana që merren me kultivimin e narkotikëve. “Nuk ka grupe të fuqishme, këto janë mite që i krijojnë vet ata që merren me kultivim narkotikësh”, deklaroi ai. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.