Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vjedh iPhone-t në një makinë dhe më pas i shet, në pranga 34-vjeçari

12:04 / January 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjedhiphone
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 34-vjeçar i dënuar më parë për vjedhje është vënë sërish në pranga pasi ka vjedhur në një makinë një portofol dhe dy telefona celularë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Komuna e Parisit” në kryeqytet. Pasi kishte vjedhur telefonat një prej tyre e kishte shitur, ndërsa tjetrin e kishte çuar në servis për ta zhbllokuar e për ta marrë sërish.

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë

Vjedh në makinën e një shtetasi portofolin dhe dy celularë, por falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Komisariatit të Policisë Nr. 2, vihet në pranga autori i vjedhjes.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy telefonat e vjedhur.

Procedohet penalisht edhe 1 shtetas që kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme njërin prej telefonave.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas, në orët e pasdites, në zonën “Komuna e Parisit”, kishte vjedhur në një automjet një portofol dhe dy telefona celular iPhone.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, lokalizimi i vendndodhjes së tij dhe rreth orës 18:40 ky shtetas u kap në rrugën “Lambi Bonata”.

Në vazhdim të veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar dhe dy telefonat e vjedhur, njërin prej të cilëve ky shtetas ia kishte shitur shtetasit D. M., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Ndërsa telefonin tjetër Policia e gjeti në një servis, ku ky shtetas e kishte çuar për ta zhbllokuar dhe për ta marrë përsëri.

Në përfundim të veprimeve të para, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.