Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vjedhja e energjisë, drejtori i policisë bën bilancin: 58 të arrestuar për një muaj

14:29 / November 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

jatë ditëve të fundit policia ka ndërmarrë një aksion kundër vjedhjes së energjisë elektrike në vend ku janë zbuluar 48 raste të tilla. Drejtori i Policisë së Rendit Publik në Policinë e Shtetit Ylli Vasili deklaroi se janë arrestuar 12 persona ndërkohë që janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Për 33 qytetarë të kapur në shkelje kanë nisur një hetim në gjendje të lirë, ndërkohë që po hetohen për shpërdorim detyre edhe 3 punonjës të OSHEE.

Vasili ka bërë një bilanc të kontrolleve që prej datës 14 tetor e deri më sot, ku janë zbuluar 237 raste të vjedhjes së energjisë elektrike nga banesa të ndryshme. 58 prej tyre janë arrestuar ndërkohë që 130 po hetohen në gjendje të lirë.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021 janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme. Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 58 shtetas, janë proceduar penalisht 130 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 34 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontrolle të pandërprera në territor, jo vetëm për të evidentuar rastet e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike, por edhe për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm”, njofton policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjejnë përgjues në qeli, të burgosurit shqiptarë përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet në TikTok

09:08 / October 1, 2026

Kriza me çmimet e larta të karburanteve, Trump: Por shqyrtojmë ndalimin e eksporteve për një kohë të caktuar

09:03 / October 1, 2026

Rama ndan momente nga pritja e Ursula von der Leyen në Kryeministri

08:47 / October 1, 2026

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.