Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vjedhja në Rinas, ish-ministri i Jashtëm i përgjigjet Lleshajt: Koha për shpjegime

16:15 / April 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aeroporti rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm, dhe ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se faji për mos sinjalizimin në kohë të grabitjes së djeshme ishte i koncesionarit kinez që menaxhon Aeroportin e Rinasit.

Por Tritan Shehu në qëndrimin e tij thekson se gjendja në Rinas është lënë qëllimisht e tillë dhe askush nuk i del për zot, pasi sipas tij duan që ta shndërrojnë në një hapësire për keqbërësit.

“Një aeroport pa sovranitet është dhe pa siguri! Dëgjoj Ministrin e Brendshëm qe akuzon koncesionarin kinez për atë qe po ndodh ne Rinas! Dua t’i kujtoj se ai aeroport është pjese e Shqipërisë, porta e saj, imazhi i saj, nën sovranitetin shqiptar.

Prej kohesh kam kërkuar shpjegime se si është e mundur qe ne atë vend prezantimi te Shqipërisë, neve te prezantohemi me flamurin kinez e jo me atë të BE, krahas shqiptarit.

Kjo pa dyshim që nuk cenon vetëm imazhin tone, përkatësinë tone, por edhe sovranitetin tone. Siç duket edhe pasiguria ekstreme në atë aeroport, pa përgjegjshmëria ndaj tij, pa qartësia e shprehur edhe sot se kush është “zot” i tij, lidhet dukshëm edhe me cenimin e sovranitetit mbi atë, aq sa tashti askush nuk i del me për zot.

Ndoshta kjo gjendje “ekstra territoriale” e Rinasit është krijuar për te sherbyer si “gjethe fiku”, pikërisht për ta kthyer atë ne një hapësire keqbërësish.  Ka ardhur koha për shpjegime e përgjegjësi te qarta!”, theksoi Shehu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta është “ulur” në kafe”, Minxhozi: Ka një palë të tretë, por pa lidership!

22:40 / July 9, 2026

“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS

21:59 / July 9, 2026

Ankara – Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

14:47 / July 9, 2026

S’ka rezolutë të përbashkët për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, PD voton kundër në Strasburg: Përplasen për amendamentet e integrimit

13:56 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.