Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vjehrri i tij u hodh nga Sanatoriumi, deputeti rrëfen momentet e fundit: Nuk hapte telefonin. E takova në ambientet e spitalit dhe…

19:47 / September 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjetan Gjetani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Gjetan Gjetani ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditë më parë në spitalin e Sanatoriumit, ku vjehrri i tij i prekur nga Covidi u hodh nga kati i katërt.

Ai ka treguar se vjehrri i tij ka shfaqur probleme nervore në mëngjes dhe ato janë bërë shumë të dukshme gjatë ditës.

“Unë kam qenë prezent, dëshmitar sepse e kam ndjekur sëmundjen e Hasanit që kur u sëmur e derisa vdiq, kam qenë brenda mureve të spitalit. Hasani u shtrua në spital në 1 shtator, një natë më para i ishtë rënduar frymëmarrja. Sëmundja i është agravuar gjithnjë e më tepër.

Sipas mjekëve, ai kishte dy javë i infektuar me Covid-19, por për shkak të fizikut të tij të fortë ka qenë shumë mirë nga gjendja shëndetësore.

Simptomat e para i ka vënë re në 27 Gusht si një ftohje e thjeshtë. Është vizituar në ambjentet e spitalit të Burelit, aty nuk e kanë konstatuar se është me Covid-19, por është konstatuar vetëm me një ftohje të lehtë. Në 31 Gusht i është rënduar frymëmarrja, aty e kuptoi që ishte diçka shumë serioze.

Shkoi tek spitali “Shefqet Ndroqi” dhe është konstatuar që ka Covid-19. Është shtruar në spital të martë në orën 20:00. Komunikova me mjekët dhe ata më thanë që sëmundja kishte avancuar në fazën e mesme dhe lart.

U duhet 3-4 ditë mjekim që të shihej ecuria e shëndetit. Kur e takova Hasanin në ambientet e spitalit mu duk në gjendje të mirë. Sipas shpjegimit të mjekëve, mungesa e oksigjenit në gjak, ka shkaktuar dëmtim në sistemin nervor, aty është bërë i papërgjegjshëm për veprimet. Këto simptoma i ka dhënë të mërkurën në mëngjes, është mjekuar dhe është qetësuar deri në orën 15:00.

Ka folur në telefon me djalin e tij. Pas orës 3 nuk ka pasur më komunikim, nuk hapte telefonin. Rreth orës 17:00 kam hyrë unë tek dhoma e Hasanit dhe e kam parë në një situatë shumë të rëndë nervore. Është dashur ndërhyrja ime, e mjekut dhe infermierit për t’i bërë gjilpërën. E vetmja nder që kam patur nga mandati i deputetit është që kam hyrë në spital dhe kam parë vjehrrin tim.

Medikamentet e kanë mbajtur në gjendje të mirë edhe një orë pastaj kur ka dalë efekti i qetësuesëve është hedhur nga kati i katërt. Mjekët më parë e kishin nxjerrë në një dhomë më vete sepse kishte nxjerrë probleme me pacientët e tjerë. Sipas mjekëve kjo është një sëmundje e pabesë, ka persona që i godet në zemër, ka persona që i godet në mushkëri, ka persona që i godet në sistemin nervor”, u shpreh ai për Tv Klan.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.