Në videomesazhin e mbajtur gjatë mbrëmjes së djeshme, psresidenti i Ukrainës njoftoi se janë vënë kufizime sa i përket aktivitetit të 11 partive politike në vend të cilat janë me prirje pro ruse. Këtu përfshihen edhe disa personazhe të politikës për lidhje me shtetin rus.
Në fjalën e tij në videomesazh, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky renditi disa emra, duke përfshirë Platformën e Opozitës ‘Për Jetën’, një nga partitë më të mëdha pro-ruse me përfaqësues në parlamentin e Ukrainës.
Sakaq, partitë e tjera politike të kufizuara përfshijnë Bllokun e Opozitës, Partinë e Sheriatit, Jonën, Opozitën e Majtë, Bashkimin e Forcave të Majtë, Shtetin, Partinë Socialiste Progresive të Ukrainës, Partinë Socialiste Ukraina, Socialistët dhe Bllokun Vladimir Saldo, raporton BBC.
Ministria e Drejtësisë e Ukrainës do të veprojë menjëherë për të zbatuar ndalimin, për të cilin Zelensky u shpreh se do të zgjasë për aq kohë sa ligji ushtarak të mbetet në fuqi.
