Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Vjen lajmi i keq. Rriten sërish normat e interesit për kreditë dhe depozitat

17:32 / March 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sejko 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të rrisë normën bazë të interesit në nivelin 3.00% nga 2.75%

të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 2.00% nga 1.75%

të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 4.00% nga 3.75%.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se presionet e larta inflacioniste që burojnë nga ambienti i brendshëm janë një faktor i rëndësishëm rreziku, së pari, për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve dhe, më tej, për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Në këto rrethana, ai e vlerësoi të nevojshme reduktimin e stimulit monetar nëpërmjet rritjes së normës bazë të interesit. Këshilli Mbikëqyrës vëren se kjo masë është në përputhje me komunikimet tona të mëparshme dhe në konsistencë me lëvizjet e fundit të bankave kryesore qendrore. Bazuar në informacionin aktual, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se pjesa më e madhe e normalizimit të nevojshëm monetar është kryer tashmë. Në linjë me komunikimet e mëparshme, Këshilli Mbikëqyrës thekson se qëndrimi i ardhshëm i politikës monetare do të udhëhiqet nga të dhënat e reja, dhe në veçanti balanca e presioneve inflacioniste, qëndrueshmëria e rritjes ekonomike dhe tregues të tjerë të shëndetit ekonomik dhe financiar të vendit” njoftoi Guvernatori Gent Sejko pas mbledhjes.

kreditë tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.