Lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosjes.
Kjo u bë e ditur në konferencën për media të mbajtur nga Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.
Marrëveshja është mes dy subjekteve që drejtojnë Osmani dhe Kurti që do të garojnë me një listë të përbashkët.
Albin Kurti do te kandidoje per kryeminister, ndersa Vjosa Osmani per presidente.