Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

VKM/ Qeveria hap fond 100 mln lekë për bizneset e vogla, mbështetje deri në 2.5 mln lekë për inovacion, trajnim dhe zhvillim produktesh

20:01 / April 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
03
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka miratuar një skemë të re mbështetjeje financiare për bizneset e vogla dhe të mesme për vitin 2026, me një fond total prej 100 milionë lekësh.

Vendimi, i publikuar të mërkurën nga Këshilli i Ministrave, përcakton kriteret dhe kushtet për përfitimin e këtij fondi, i cili synon të rrisë konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, si dhe nxitjen drejt eksportit.

Sipas vendimit, çdo biznes mund të përfitojë financim që mbulon deri në 100% të kostove të miratuara, por jo më shumë se 2.5 milionë lekë.

Fondi do të përdoret për një sërë aktivitetesh, duke përfshirë certifikimin e standardeve, përmirësimin e produkteve dhe ambalazhimit, trajnimin e stafit dhe zhvillimin e teknologjive të reja.

Po ashtu, mbështetje do të jepet edhe për krijimin e aplikacioneve apo platformave për tregtinë online dhe modernizimin e proceseve të biznesit.

Për të përfituar, bizneset duhet të paraqesin një plan të detajuar, me objektiva të qarta dhe rezultate të matshme, si dhe të provojnë se aktiviteti i tyre ndikon në rritjen e punësimit dhe ka impakt pozitiv në mjedis.

Ndërkohë, nga kjo skemë përjashtohen ndërmarrjet që kanë marrë financime të tjera për të njëjtat aktivitete nga donatorë apo institucione financiare.

Shpërndarja e fondit do të bëhet në dy këste, sipas procedurave të përcaktuara nga qeveria.

Zbatimi i këtij vendimi do të ndiqet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

100 mln bizneset mbeshtetje Qeveria vogla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Qeveria miraton ndryshime ligjore në financa/ Gati edhe katër marrëveshje të reja për pensionet e emigrantëve

13:46 / July 15, 2026

Përdhunuesit publikë të biznesit dhe OJF-të e shtypit që duan t’u ruajnë “nderin”

20:19 / July 13, 2026

Zelensky njofton riorganizimin e qeverisë ukrainase, paralajmëron largimin e kryeministres Yulia Svyrydenko

16:41 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.