Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vladimir Putin uron Bajram Begajn për zgjedhjen në postin e Presidentit të Shqipërisë

12:31 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
287006350 329541419351489 8190991003088040165 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore. Lajmin e ka dhënë Ambasada Ruse në vendin tonë.

Duke u zotuar se Shqipëria për të vjen mbi të gjithçka, ushtaraku Bajram Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit.

Në votimin e tij në Kuvend morën pjesë 83 deputetë, prej të cilëve katër ishin kundër dhe një abstenoi. Pjesa më e madhe e opozitës nga Partia Demokratike bojkotoi seancën.

Kandidatura e Begajt u mbështet nga Partia Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e propozoi për president pas dështimit për të zgjedhur president konsensual me Partinë Demokratike në opozitë.

Para votimit, Begaj tha se do të mbajë pozitën e presidentit “me respekt të barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar”.

“Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi”, tha Begaj.

Para se të propozohej për president, Begaj mbante detyrën e shefi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.