Më 11 nëntor Shqipëria luan kundër Kosovës, një test i rëndësishëm për trajnerin Edy Reja përpara dy ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve.
Tekniku italian ka bërë publik listën e lojtarëve të grumbulluar për këto ndeshje dhe objektivat e Shqipërisë.
Bie në sy që në Kombëtare ka rikthime të rëndësishme si Gjasula, Balaj apo edhe Uzuni.
