Vllaznia vazhdon e pashqetësuar marshimin e saj që duket se tashmë ka një objektiv të vetëm, atë të kthimit të titullit kampion në Shkodër. Kuqeblutë e Brdariç sot kanë mundur një prej rivalëve kryesorë, Kukësin, duke u hakmarrë edhe për atë humbje të fazës së parë që pësuan përballë verilindorëve.
Suksesi 1-0 ka ardhur falë golit të sulmuesit Kalaja i cili zëvendësoi më së miri Hoxhajn e pezulluar, por në një sfidë e cila dhuroi raste edhe për verilindorët, të cilët ishin të pafat të ndalur nga shtylla pingule. Një fitore që çon Vllazninë në kuotën e 32 pikëve, 15 më shumë se Kukësi që tashmë duket se është jashtë luftës për titull, edhe pse janë luajtur vetëm 14 ndeshje të këtij sezoni.
