Vllaznia vuan nga mosmenaxhimi i duhur dhe duket se kjo është një arsye që klubi nuk është aty ku në Shkodër janë mësuar që ta shohin. Ka ndodhur vitet e fundit, që lojtarë të cilët janë prezantuar vetëm si foto, apo si emra të bujshëm, por që në Shkodër nuk kanë lënë asnjë gjurmë!
Ndodhi vjet me nigerianët Eziamaka Collins, apo dhe Izuna, ky i fundit nuk erdhi asnjëherë ndonëse në Shkodër e cilësuan si talent të mdh, por askush nuk i dha dorën e ta shihte, e jo më në fushë me fanelën kuqbelu që mbeti një iluzion.
Por edhe Ualusimbi nga Uganda, një afrim i bujshëm i kësaj vere apo dhe brazilianët Emerson e Sinjo…Por së fundmi është Hristov që është larguar në vendin tij dhe duket se tashmë ka firmosur me skuadrën e rej…Sulmuesi ka firmosur për Tikvesh 1930 në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut dhe do të luajë atj, madje është vetë klubi në shtetin fqinj e bën zyrtar lajmin.
Ndërkohë që në Shkodër askush nuk jep një shpjegim për këto dështime në merkato, ndërsa ajo që e pëson është Vllaznia që çdo trajner e drejtues ka synuar e premtuar Europën, po duket se tashmë është në vallen e mbijetesës…Të kishin investuar dhe t’u kishin dhënë vëmendje të rinjve shkodranë, aq sa kanë respektuar të huajt që nuk kanë lënë asnjë gjurmë, në Shkodër sot llogaritë mund të bëheshin ndryshe…
